ÂNDËRR Millinery Couture

E brishtë. E guximshme. E jashtëzakonshme.Si një ëndërr!

Kapela bashkëkohore, të punuara me dorë në atelie. Çdo porosi realizohet posaçërisht për ju brenda 7–10 ditëve të punës.

Një formë me një emër

ÂNDËRR ekziston për të rikthyer emocionin dhe individualitetin në mënyrën se si vishemi.

Në një botë ku moda shpesh prodhohet shpejt dhe konsumohet shpejt, ÂNDËRR zgjedh të krijojë ngadalë, me qëllim dhe nëpërmjet duarve.

Çdo krijim është menduar të bëjë më shumë sesa të kompletojë një veshje: të shprehë një ndjesi, të forcojë prezencën dhe ta bëjë të paharrueshëm atë që e vesh.

Avull. Presion. Mëndafsh. Kohë.

Mjeshtëria couture

Asgjë nuk është e rastësishme.

Çdo formë merr jetë mbi kallëp, përmes avullit, presionit dhe duarve që njohin këtë art. Çdo qepje punohet me kujdes. Në brendësi, astari përzgjidhet për t'i ofruar kokës rehati dhe ajrosje. Në fund, çdo element zbukurues vendoset me përpikëri, duke plotësuar formën pa ia zbehur karakterin.

Sepse couture nuk është ajo që thuhet. Është ajo që dora lë pas.

7–10

Ditë pune

100%

Punim dore

1

Kapelë, një person

Njihuni me atelienë

Made for You

Sillni veshjen. Ngjyrën. Rastin.

Ngarkoni një foto të veshjes dhe na tregoni rastin. Ne përshtatim modelin, ngjyrën dhe detajet posaçërisht për ju.

Eleganca që flet në heshtje.

Waitlist

Zbuloni koleksionin e ri 60 minuta para të tjerëve.

Dy email në muaj. Modele të reja dhe takime në atelie, asgjë tjetër.