ÂNDËRR

Couture Atelier

Mjeshtëria e duarve na përcakton.

Kallëpi, avulli, presioni, qepja, astari. Pesë hapa të punuar me dorë, sipas një procesi që nuk ndryshon kurrë.

  1. 01

    Kallëpi

    Çdo formë nis nga një kallëp druri, i zgjedhur sipas modelit dhe masës suaj.

    Çdo ÂNDËRR nis me një kallëp druri. Të krijuar dhe përzgjedhur nga mjeshtërit më të njohur të botës së millinery, kallëpët zgjidhen me kujdes për t’iu përshtatur fizionomisë dhe stilit tuaj. Sepse forma është fillimi i çdo krijimi.

  2. 02

    Avulli

    Felti zbutet me avull dhe formohet mbi kallëp me dorë, pa nxitim.

    Nën avull, materiali bëhet i bindshëm ndaj formës, duke nisur transformimin e tij në një krijim unik — pa nxitim.

  3. 03

    Presioni

    Forma fiksohet nën presion dhe lihet të pushojë. Koha bën pjesën e saj.

    Një çast transformimi — aty ku nxehtësia, avulli dhe prekja e duarve i japin formë fillimit të një ÂNDËRR.
  4. 04

    Qepja

    Buza, detajet dhe elementet e modelit qepen e përfundohen me dorë.

    Çdo qepje e afron vizionin me jetën. Pjesët bashkohen imtësisht me dorë, sepse ky art meriton durim, precizion dhe delikatesën që vetëm dora mund t’i japë.

  5. 05

    Astari

    Astari, i zgjedhur për rehati dhe ajrosje, përfundon çdo kapelë.

    Së brendshmi

    Për ne, rëndësi ka si ndihesh, jo vetëm si dukesh. Prandaj, edhe brenda çdo krijimi, zgjedhim materiale natyrale që marrin frymë dhe prekin butësisht lëkurën. Sepse ajo që nuk shihet, meriton po aq kujdes sa ajo që shihet. Dhe kushdo meriton më të mirën që natyra mund të ofrojë.

Materialet

Të verifikuara. Të prekshme.

Felt leshi merino
Felt nga fibra qimesh lepuri
Felt velour
Felt
Sinamay
Parasisal
Sisal
Mëndafsh 100%
Lino 100%
Saten
Dantellë
Pupla natyrale
Lëkurë natyrale

Komunikojmë vetëm informacione të verifikueshme për përbërjen dhe origjinën e materialeve.