




Premier Pas · Signature
La vista
Me porosiVetëm për ju — gati brenda 7–10 ditëve të punës.
Një fedora ku terrakota sjell ngrohtësinë e tokës dhe karakterin e nuancave mesdhetare. Parasisal dhe sinamay ndërthuren në një lojë teksturash, duke krijuar kontrast mes strukturës dhe lehtësisë, transparencës dhe formës. Një shall sinamay lidhet rreth kurorës.
Një zgjedhje që karakterizon pamjen në një event nën dritën e diellit ose edhe për t'i bërë përditshmëritë tuaja më elegante dhe plot karakter.
Një formë klasike, e interpretuar me një shpirt të lirë dhe bashkëkohor.
Ngjyra - Terrakotë
Edhe në ngjyra të tjera, me kërkesë.
- Materiali
- Parasisal dhe sinamay
- Afati
- 7–10 ditë pune + transport kudo në botë
- Masa
- S 55–56 · M 57–58 · L 59–60 cm
- Kujdesi
- Ruhet larg lagështisë
- Kthime
- Pa kthime - çdo kapelë është e bërë me dorë për ju. E përshtatim derisa të jeni të kënaqur.
Nuk ka kthime. Ka përshtatje.
Çdo kapelë bëhet me dorë, vetëm për ju - prandaj nuk pranojmë kthime apo këmbime. Por përgjegjësia jonë nuk mbaron me dorëzimin: nëse diçka nuk ndihet siç duhet, e përshtatim derisa të përmbushë pritshmëritë tuaja.
Nga i njëjti koleksion



